×
Show / Fashion

Përfitimet që marrin gratë nga përdorimi i lakrës

Insajderi
27 February 2019 - 10:03
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Para shumë vitesh lakra përdorej në vend të kompresave dhe për lehtësimin e dhimbjeve të shkaktuara nga artriti. Por me kalimin e viteve këto veti të lakrës filluan të zbeheshin dhe të mos përdorej më.

Vitet e fundit janë bërë disa studime për vetitë e lakrës në shëndetin e njerëzve dhe ka rezultuar se ajo është e pasur me antioksidues dhe ka veti anti-inflamatore. Ekspertët kanë këshilluar që kjo zarzavate të përdoret për të parandaluar sëmundjet kronike të lidhura me stresin, siç janë kanceri apo arteria koronare. Ndihmon qarkullimin e gjakut pas një goditjeje, për të përmirësuar procesin inflamator dhe rikuperon lëkurën pas një gërvishtjeje.

Dhimbjet e kokës. Lakra ndihmon për shërimin e dhembjeve të forta të kokës. Neurologët rekomandojnë të vendosni fletët e lakrës pak të ftohtë mbi kokë.

Nënat me gji. Ndodh që shumë grave gjatë kohës së ushqyerjes me qumësht gjiri të kenë dhembje. Gjethet e lakrës duket se janë efikase po aq sa akulli: aplikoni gjethet e lakrës mbi gjoks, pasi lehtëson dhembjen dhe ul ënjtjen.

Para ciklit menstrual. Problemet që kanë femrat para ciklit janë të shumta dhe një prej tyre është fryrja e gjoksit. Provoni të vini një gjethe lakre mbi gjoks, gjatë kohës kur jeni në shtëpi dhe do të shikoni rezultatin. Për të bërë këtë, merr fletët e freskëta të lakrës, një në çdo gji’ dhe lërini për pak, do të ulë fryrjen.

Kujdes! Alergjitë ndaj lakrave janë të rralla, por gjithsesi, nëse keni skuqje apo acarim të lëkurës, mjafton të hiqni menjëherë gjethet.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark