Insajderi
Lajme

Përfshihet nga flakët një fabrikë e ngjyrave në Ferizaj

Insajderi
12 June 2022 - 21:06
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Përfshihet nga flakët një fabrikë e ngjyrave në Ferizaj
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një fabrikë e ngjyrave raportohet se është përfshirë nga zjarri në magjistralen Ferizaj-Babush.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili tha se nuk raportohet për të lënduar dhe se ende janë duke marrë informacione të mëtejshme se si ka ardhur deri te ky shpërthim.

“Një fabrikë e ngjyrave ka marrë flakë në magjistralen Ferizaj-Babush. Nuk raportohet për të lënduar, këto janë informacionet momentale, derisa njësitet kanë dalë në vendngjarje”, ka thënë Veseli.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark