Një banesë në veri është përfshirë nga zjarri dje në rrugën ‘Vlada Cetkoviç. Ndërsa janë raportuar dëme të mëdha materiale.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, ai tha se dyshohet se shkaktar ka qenë rryma.
Po ashtu brenda banesës nuk ndodhej askush. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe një njësi e EULEX-it, teksa është kontaktuar edhe pronarja e banesës e cila është e nacionalitetit shqiptar.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.
Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Zjarrvënie’ dhe ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren varësisht nga zhvillimi i hetimeve.