×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Përfshihet nga zjarri një banesë te “Bregu i Diellit”, Policia jep detaje

    Insajderi
    23 February 2024 - 14:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një banesë është përfshirë nga zjarri në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

    Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

    Nuk raportohet për ndonjë të lënduar dhe në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit.

    “Sot rreth orës 12:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në lagjen Bregu i diellit, në Prishtinë, ku nga zjarri është përfshirë një banesë. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfiksit dhe policia të cilët po merren me rastin. Nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar”, tha ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark