×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Përfshihet nga zjarri një lokal “Rent a Car” në Pejë, digjen tri vetura

    Insajderi
    02 April 2024 - 16:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Tri vetura janë djegur mëngjesin e sotëm në Pejë, pasi zjarri ka përfshirë hapësirat e një lokali “Rent a Car”.

    Këtë për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

    “Rreth orës 04:00, policia u informua për zjarrëvënie në rrugën ‘Papa Kliment’. Njësitet relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes. Tri vetura janë djegur, nuk ka persona të lënduar”, tha ai.

    Rugova shtoi tutje se vlera e dëmit është e konsiderueshme.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark