Të dielën, nën tingujt e Dj Dalool dhe Ardian Bujupit, përfundoi Festivali i Shtatë i “ Beerfest Kosova”, që rezultoi me një numër shumë të madhë të vizitorëve, i cili u mbajt për pesë ditë rresht në parkingun e Pallatit te Rinisë në Prishtinë.
Gjatë pesë ditëve të festivalit (26 – 30 korrik) për argëtimin e të pranishmëve u kujdesën disa bende dhe artistë të mirënjohur sic janë: Minatori, Xuxi, Gjiko, Mentor Haziri, Florent Abrashi, Ardian Bujupi, Kamela Islamaj, grupi 4×4, Gima, Taste 2 Goblenet, DJ Dalool, Dj Gamble, Dj James etj.
Si edhe në edicionet e kaluara beerfest ju dha hapësirë edhe disa artistëve të rinjë si Arta Kabashi, The Laser Rats, Jutbina Band, The Lovers, Bystander dhe disa Dj të rinjè si Dj Ostflux, Dj Nani etj.
Gjatë këtyre 5 ditëve sa u mbajtë festivali numri i vizitorëve ishte jashtëzakonisht i madhë dhe gjithcka kaloi ashtu sic ishte parashikuar.
“Gjithcka ishte në nivelin e duhur dhe sipas planit. Jemi ndarë shumë të kënaqur duke filluar nga pjesa argëtuese, promovimi i birrave, sigurimi, mbarvajtja etj.” tha Ekrem Tahiri nga kompania Modus, organizatore e BeerFest Kosova.
“Nuk kemi pasur as edhe një incident më të vogël që për këtë i falemnderojmë Policinë e Kosovës, dhe kompaninë e sigurimeve GFS, të cilët i janë përkushtuar punës së tyre në maksimum. Gjithashtu falemnderojmë edhe kompanitë pjesëmarrëse dhe komunën e Prishtinës për bashkëpunim që këtij festivali mos t’i mungojë asgjë” përfundoi Tahiri.
Gjithashtu, edhe kompanitë pjesëmarrëse janë ndarë mjaftë të kënaqura me këtë organizim.
Kastriot Halili nga Birra Peja u shpreh se “edhe hapsira ku u mbajtë beerFesti edhe organizimi edhe programi edhe siguria gjatë festivalit e posaqërisht mënyra si u promovuan birrat ishte shumë e mirë. Ne patëm një numër shumë të madhë vizitorësh dhe kaluam çaste shumë të mira” tha Z. Halili.
Birrat prezente në këtë festival ishin: Birra Peja, Birra Prishtina, Grembeer, Heineken, Lasko, Carlsberg, Tuborg, Bavaria, Paulaner, Krombacher, Staropromen, Desperado, Somersby dhe Strongbow nga ato ndërkombëtare.
Përkrahës të festivali ishin: Z-mobile, Lengjet Sola, RC cola, Red Rain, Uji Akull, House of Taste, Pizza Crust, Payman, Konuts, pastaj Kujtesa net, E-conect, shtypshkronja Selmans, universiteti Iliria, kompania AMC, Union Enterier, kompania e Sigurimit fizik GFS, platforma Rezervimi.com, RaveTravel, PR Solutions, Paralel + dhe Saturn.
Që të informohemi drejtë dhe me kohë na e kanë mundësuar partnerët tanë medial: RTK, RTV21, 1st channel, Telegrafi.com, Gazeta Express, Insajderi, Zeri, Gazeta Blic, Epoka e Re, Kosova Press, gazeta Monitor, TV Dukagjini, Ziko TV, KTV, Radio Kosova, KultPlus, Glam Radio, Radio Vizioni dhe URBAN FM etj.
Festivali i Birrës u organizua nga MODUS, Prishtinë