×
  • Sport
  • Insajderi / Insajderi

    Përfundojnë ndeshjet e xhiros së 35’të në Superligën e Kosovës – Ballkani shpallet Kampion i Kosovës

    Insajderi
    20 May 2023 - 17:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një javë para përfundimit të kampionatit Ballkani ka arritur ta ruaj titullin e Kampionit duke u shpallur kështu për të dytin vit rresht kampion i Kosovës në futboll.

    Befasia më e madhe ka ndodhur në javën e parafundit, kur Malisheva e ndali Dritën duke e mposhtur në Gjilan me rezultat 0:1, derisa Ballkani e mposhti, Ferizaj dhe në këtë menyrë e siguroi titullin e kampionit.

    Sa i përket luftës për mbijetesë, Malisheva tashmë e ka siguruar atë, ndërsa Ferizaj e Trepça ’89 do të luiftojnë në javën e fundit për t’i iku rënies direkte. Më herët nga Liga ka rënë Drenica.

    Padyshim ky ka qenë një tjetër vit i mirë për Ballkanin ndërsa dështimin më të madh e ka Drita e cila ka mbetur pa asnjë trofe pasi edhe luftën për Kupë e ka humbur herët. Gjithsesi, Drita e ka siguruar Evropën përmes pozitës së dytë në tabelë. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark