Kanë përfunduar pjesët e para të dy ndeshjeve të Superligës që po zhvillohen sot.
Në ndeshjen kryesor të ditës së sotme, ndërmjet Dukagjinit dhe Drenicës janë shënuar dy gola, ndërsa në ndeshjen tjetër ndërmjet Trepçës ’89 dhe Ferizajt pjesa e parë ka përfunduar baras pa gola.
Drenica po shkëlqen në Klinë duke shënuar dy gola në 46 + 6 minuta sa u zhvillua pjesa e parë.
Golin e parë e shënoi sulmuesi Koxy në minutën e 13-të, ndërsa të dytin Drenica e shënoi nëpërmjet mesfushorit sulmues Vojvoda në minutën e 43-të.
Në ndeshjen tjetër, që po zhvillohet në “Riza Lushta” nuk prodhoi gola në 45 minutat e parë, përkundër rasteve në të dy anët. / Insajderi/