Janë mbyllur 45 minutat e tri ndeshjeve që po zhvillohen sot në kuadër të Superligës së Kosovës.
Kryendeshja mes Dritës dhe Prishtinës është mbyllur pa gola, kurse në Suharekë, Ballkani është duke avancuar me rezultat 2-1 ndaj Malishevës.
Në Prizren, aty ku po luhet ndeshja mes Lirisë dhe Feronikelit, janë shënuar plotë katër gola brenda pjesës së parë, me Lirinë e cila shënoi tri gola të brenda 13 minutave të para, kurse Feronikeli e ngushtoi epërsinë në minutën e 35’të.