Superliga e Kosovës vazhdoi sot me ndeshjet e xhiros së 34-të, me të gjitha ndeshjet që u zhvilluan në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën orë.
Kampioni i ri i Kosovës, Ballkani mbylli takimin me rezultat 2-0 ndaj Feronikelit.
Llapi dhe Gjilani që do të luajnë në Evropë u përballen në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’, në një ndeshje që përfundoi me rezultat 2-4.
Gjilani realizoi realizoi qysh në minutën e 3’të të takimit me anë të Blerim Krasniqit, i cili realizoi edhe golin për 2-1. Derisa golin dy golat e barazimit për Llapin i realizoi Neto (79’).
Krasniqi e kompletoi hat-trickun në minutën e 88’të, duke ia dhënë Gjilanit përsëri epërsinë. Për 2-4 realizoi Kelmendi.
Drita që për momentin ndodhet e treta dhe ka të sigurt daljen në Evropë ishte nikoqire e Dukagjinit që po lufton për t’iu shmangur rënies. Takimi përfundoi pa gola 0-0.
Prishtina zhvilloi takimin në udhëtim në stadiumin ‘Sami Kelmendi’ në Lipjan, në ndeshjen ndaj Ulpianës që tanimë ka rënë nga elita e futbollit kosovar.
Teksa, Malisheva ishte nikoqire e Drenicës në ndeshjen që vuri përballë njëra tjetrës dy skuadrat që po luftojnë për t’i ikur pozitës së tetë, pozitë që i lë në barazh.
Më poshtë tabela e Superligës së Kosovës: