×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Përfundon Festivali i Filmit Frankofon

    Insajderi
    20 October 2023 - 16:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ka përfunduar dhe një edicion i Festivalit të Filmit Frankofon, që edhe këtë vit prezantoi para nesh kinematografinë franceze, një koleksion të veçantë prej nëntë filmash.

    Në natën përmbyllëse, për një kontribut të jashtëzakonshëm në thellimin e bashkëpunimit kulturor ndërmjet dy vendeve, i ndava dekoratë mirënjohje Donato Guilianit, këshilltarit për kulturë në Ambasadën e Francës.

    Bashkëpunimet me Qendrën Kombëtare të Kinematografisë dhe Qendrën Nacionale të Filmit dhe Imazheve të Animuara në Francë, vizitat në rajonin Hauts-de-France, ekspertiza e institucioneve kulturore si Opera e qytetit Lille, Koleksioni Rajonal për Art Bashkëkohor FRAC dhe Qendra e Historisë së Minierave në Lewarde të cilat po vazhdojnë të ofrojnë mbështetje dhe ndihmë në konsolidimin e institucioneve të ngjashme në Kosovë, janë disa tregues të marrëdhënies sonë të thellë në fushat e artit dhe kulturës.

    Sipas kreut të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ky festival është një dëshmi e bashkëpunimit të fuqishëm kulturor mes Kosovës dhe Francë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark