Kompania e madhe e derivateve Petrol Company, gjatë kësaj vere ka organizuar lojë shpërblyese për të gjithë klientët.
Loja ka filluar nga 15 qershori dhe ka zgjatë deri dje me datë 15 gusht. Pjesëmarrës të lojës kanë qenë të gjithë klientët që janë furnizuar me derivate në Petrol Company në mbi 30 pikat të shitjes në tërë Kosovën.
Si rregull, për çdo furnizim mbi 10 euro, klienti ka fituar një kupon ku i ka shënuar të dhënat personal edhe e ka vendos në kutitë që kanë qenë të vendosura në të gjitha pompat, me këtë menjëherë është bërë pjesë e lojës.
“Gjatë kësaj periudhe sa ka zgjatë loja, kemi pas kujdes maksimal që kuponët mos të keqpërdoren, i kemi kontrolluar dhe monitoruar. Edhe pse ka marrë kohë organizimi dhe kosto ka qenë e lartë, jemi shumë të kënaqur sepse klientët kanë qenë shumë të interesuar dhe falënderues kompanisë tonë”, ka thënë menaxheri i përgjithshëm z.Fatjon Selmonmusaj.
Shpërblimet e lojës janë pushimet për çifte në Turqi, televizorë, smartphone, tableta si dhe mijëra litra të derivateve gratis.
Petrol Company njofton të gjithë klientët se shpallja e fituesve do të bëhet të hënën më datë 21.08.2017, drejtpërdrejt në televizionin Dukagjini në orën 20:30.