×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Përfundon obduksioni – trupi i pajetë i 14 vjeçares i dorëzohet familjes

    Insajderi
    05 December 2023 - 14:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ka përfunduar obduksioni i trupit të 14-vjeçares Vanja Gjorçevska, që duhet t`i jep përgjigjet për shumë pyetje – si është vrarë dhe kur ka ndodhur vdekja.

    Kjo paraqet një nga dëshmitë kryesore në procedurën kundër Lupço Palevskit – Pallço, Velibor Manevit, Vlatko Keshishevit, Bore Videvskit dhe babait të viktimës, Aleksandar Gjorçevski.

    Trupi i pajetë i Vanjës, i është dorëzuar së ëmës, pas çka do të organizohet varrimi.

    Detaje të obduksionit nuk do të ndahen me publikun për shkak të hetimeve – kanë thënë nga Prokuroria.

    Nga obduksioni, mund të kumtohen edhe momente të izoluara, sic është koha e vdekjes, por edhe shkaktari – arma e zjarrit, ngulfatja ose dicka tjetër.

    Dy trupat e pajetë ishin gjetur në rrethinën e Shkupit dhe Velesit. Sipas MPB-së dhe Prokurorisë, dy viktimat nuk kanë pasur lidhje mes tyre, por për rrëmbimin dhe vrasjen dyshohen persona të njëjtë.

    E mitura, sipas MPB-së, është rrëmbyer nga hyrja e ndërtesës ku ka jetuar në Komunën Qendër, herët në mëngjes më 27 nëntor. Me duar dhe këmbë të lidhura është vënë në bagazhin e automjetit “Citroen”, pronar i së cilit ka qenë viktima nga Velesi, është dërguar në periferi të Shkupit ku sipas hetimeve të deritashme është vrarë dhe groposur kurse automjeti është djegur.

    74-vjecari Pançe Zhezhovski, sipas Prokurorit Bubevski, ka qenë viktimë rasti, sic thuhet, është shfrytëzuar për t`ia marrë makinën me të cilën kryhet krimi.

    Si victim është zgjedhur për shkak se I ka pasur 500 euro borxh njërit prej të dyshuarve, përcjell KlanM.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark