×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Përfundon protesta në veri

    Insajderi
    06 November 2022 - 13:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ndonëse një numër i madh i qytetarëve serb u panë në sheshin “Car Lazar” me flamujt e Serbisë si dhe duke dëgjuar muzikë nacionaliste, protesta e thirrur nga serbët e veriut ka përfunduar pa incidente.

    Në këtë protestë fjalën e ka marrë edhe kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq, i cili ka ripërsëritur kërkesat që të mos zbatohet vendimi i qeverisë për targat si dhe të formohet asociacioni.

    Të pranishëm në protestë ishin edhe kryetarët e komunave veriore që kanë dhënë dorëheqje dhe zyrtarët policorë të cilët kanë dorëzuar dje uniformat.

    Përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës vendosën të largohet nga institucionet qendrore dhe ato lokale në katër komunat e veriut të Kosovës, përfshirë dorëheqjen e Goran Rakiq nga posti i ministrit.

    Më 5 tetor, Lista Serbe vendosi që të largohet nga institucionet qendrore të Kosovës si dhe nga komunat në veri të vendit pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për suspendimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq.

    Pas këtij vendimi edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës nga komuniteti serb, zhveshën uniformat e Policisë së Kosovës.

    Kurse, sot pak para protestës dhanë dorëheqje edhe kryetarët e komunave veriore, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark