×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Përfundon takimi për Asociacionin në rezidencën e ambasadorit amerikan

    Insajderi
    09 February 2023 - 21:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ka përfunduar takimi joformal i ambasadorit të ShBA-së, Jeffrey Hovenier, me pjesëmarrësit të cilët në një takim të mbajtur më 31 janar nga Ambasada e SHBA-së kanë biseduar për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kishte mbledhur sërish përfaqësuesit e institucioneve, partive politike dhe të shoqërisë civile për të diskutuar për formimin e Asociacionit.

    Ndryshe, kujtojmë se kryeministri Kurti i ka prezantuar më 2 shkurt, gjashtë kushte për themelimin e Asociacionit, por BE-ja nuk i ka komentuar ato.

    Sipas Kurtit, Asociacioni nuk mund të jetë njëetnik, ai duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit, të ketë një emër tjetër dhe të mos ketë kompetenca ekzekutive, të ketë të përfshirë parimin e reciprocitetit mes shteteve sa i përket të drejtave të pakicave kombëtare, bazuar në modelet evropiane.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark