×
Show / Fashion

Përgatituni për pushime verore me beben

Insajderi
01 July 2019 - 16:31
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Vapa e madhe, udhëtimet e gjata, rrezet e fuqishme të diellit, aparatet e klimës… janë përditshmëri tona verore

Mirëpo, nëse keni bebe të vogël, këtyre gjërave duhet t’u kushtoni kujdes të veçantë në mënyrë që vogëlushët tuaj të jenë të sigurt, të shëndetshëm dhe të mbrojtur gjatë rrugës, transmeton Telegrafi.

Nuk ka arsye që prindërit me bebe të vogël të mos shkojnë në udhëtime të gjata, qoftë me veturë, qoftë me avion. Mirëpo, me këtë rast më e rëndësishme është siguria e bebes.

E rëndësishme është që në zgjedhjen tuaj për pushime, duhet të gjeni vende të sigurta, me klimë të mirë, me pak erë, dhe larg destinacioneve më të çmendura. Por duhet të evitoni: kampingun, turet dhe vendet e nxehta apo në lartësi shumë të mëdha.

654-41616

Deti, pse jo?

Bregdetet janë të përshtatshme për pushime me një bebe, por duke zgjedhur një vend të qetë dhe që nuk e rreh era e fortë. Në fakt, të shkosh në det me një vogëlush është të shijosh shëtitjet në breg, mjaft e shëndetshme kjo. Nga ana tjetër, deti është mjaft i mirë nëse shfrytëzoni plazhin në orët e duhura për vogëlushin. Domethënë evitoni pushimin e drekës dhe orët kryesore të ditës, dhe preferoni të dilni në mëngjes herët ose pasdite vonë.

Liqeni me klimë të butë

Liqenet janë konsideruar gjithmonë si vende ‘melankolike’ dhe me lagështirë. Në të vërtetë, ka vende turistike me pamje nga liqeni me një klimë të butë dhe pothuajse të përsosur për fëmijët.

family-banff

Kujdes në mal!

Ajri është gjithmonë i freskët dhe të duket sikur ke rifilluar të marrësh frymë. Por, për një të porsalindur nuk bëhet fjalë për një vend ideal, një lartësi e madhe nuk këshillohet për zhvillimin psikofizik për një të porsalindur. Kështu që do të ishte mirë të zgjidhnit vendet kodrinore.

Qytetet ose vendet e e artit?

Është mirë të “përfitoni” nga kjo situatë për të vizituar kryeqytet apo vende arti. Udhëtimi me avion do të jetë i kënaqshëm dhe i freskët. Vetëm kujdes: Shmangni vendet me rrezik, qëndroni sa më afër shtëpisë, larg qyteteve të nxehta dhe me lagështirë, si për shembull ato ku bie shpesh shi.

Nevoja e pediatrit

Kur nisesh me një fëmijë shumë të vogël është thelbësore të zgjedhësh një vend ku ka asistencë pediatrike, me ndihmën e shpejtë dhe i lehtë për t’u arritur.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark