×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Përgjimi Kusari-Simiq e shtynë Vetëvendosjen t’i sulmoj mediat dhe opozitën, publikojnë video propagandistike

    Insajderi
    11 July 2023 - 14:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Partia në pushtët, Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar një video të re propagandistike përmes së cilës ka goditur qeverisjet e kaluara dhe gazetarët duke i kritikuar se si kishin votuar në atë kohë aministimin e kriminelëve serbë.

    Një ditë pasi kësaj partie i doli skandali i përgjimit ku shefja e GP të VV’së Mimoza Kusari – Lila dëgjojhet duke pranuar se ka komunikuar me kriminelin serb Milan Radojqiqi i cili është në listë të zezë nga Amerika, VV publikon këtë video përmes së cilës ‘godet’ edhe gazetarin që publikoi përgjimet, Berat Buzhalën duke thënë se si ai para 10 viteve në cilësinë e deputetit kishte votuar për t’i amnistuar kriminelët serbë.

    Deputetë tash të opozitës, disa tash gazetar e propagandues, në ditën e Masakrës së Srebrenicës patën votuar për amnistimin, faljen, e kriminelëve serbë me 91 vota PËR!“, thuhet në video.

    Përmes videos, VV edhe kësaj here ka goditur partitë opozitare duke bërë një precedent të ri e të pazakontë kur pushteti sulmon opozitën.

    VV thotë se LDK, PDK, AAK dhe AKR kishin nënshkruar në atë kohë aministimin e kriminelëve serbë, ku pikërisht në ditën e Masakrës së Srebrenicës patën votuar PËR 91 deputetë.

    Në video kanë publikuar pamje të protestave kundër këtij ligji të mbajtura atë ditë nga VV e shoqëria civile.

    Në fund, VV përmes kësaj video thotë se tani shumë nga ata kriminelë serbë janë arrestuar dhe se ka rend dhe ligj edhe në veri, me Qeverinë Kurti

    Postimi i plotë:

    10 vjet nga amnistimi i kriminelëve serbë me 91 vota në Kuvendin e Kosovës.

    Deputetë tash të opozitës, disa tash gazetar e propagandues, në ditën e Masakrës së Srebrenicës patën votuar për amnistimin, faljen, e kriminelëve serbë me 91 vota PËR!

    Asnjë pendesë por vetëm tendenca të reja për t’i falur të gjitha krimet e Serbisë prej tyre kemi parë.

    Qeveria Kurti i ka shpallur si organizata terroriste Mbrojtjen Civile dhe Brigadën e Veriut, këto dy organizata ku një pjesë e madhe e atyre kriminelëve të falur ishin anëtarësuar për të kryer krime.

    Një pjesë e këtyre kriminelëve janë arrestuar dhe të gjithë ata nuk bartin më uniforma të Republikës për të punuar kundër Republikës.

    Krimi nuk vjetrohet dhe nuk falet. Drejtësia do të merret me secilin krim dhe kriminel në këtë vend.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark