×
Insajderi

Përlaskaj: Serbia e ka intepretuar keq deklaratën e kryetarit të Kroacisë

Insajderi
30 January 2023 - 18:29
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Ermina Përlaskaj, deputete në parlamentin kroat, përmes një lidhje direkte në “Info Magazinë” në Klan Kosova, e ka komentuar deklaratën e presidentit kroat, Zoran Milanoviq, i cili është shprehur se Kroacia në bashkëpunim me komunitetin ndërkombëtar ia rrëmbyen Kosovën-Serbisë.

Përlaskaj është shprehur se presidenti kroat kohëve të fundit shpesh ka deklarata të cilat janë në kundërshtim me politikën kroate.

“Presidenti i Kroacisë kohëve të fundit shumë shpesh ka deklarata të cilat janë në kundërshtim me politikën kroate e cila është në përputhje me Bashkimin Evropian, kështuqë edhe kjo deklaratë është pak e çuditshme për ne shqiptarët, mirëpo për mediat kroate dhe qeverinë kroate dhe qytetarët kroat nuk është e çuditshme, sepse kohëve të fundit ai del me deklarata të tilla, jo vetëm për Kosovën, por edhe për çështjen tjetër politike që ka të bëjë me Ukrainën dhe me Bashkimin Evropian si dhe me Rusinë”, u shpreh ajo.

Tutje, ajo u shpreh se Serbia e ka intepretuar keq deklaratën e kryetarit të Kroacisë, përcjell Klankosova.tv.

“Unë mendoj që Serbia e ka intepretuar keq deklaratën e kryetarit të Republikës së Kroacisë, sepse ai saktë thotë që Kosova i është rrëmbyer Serbisë dhe gjegjësisht Jugosllavisë dhe ai thotë që Serbia nuk është shtet miqësor i Kroacisë, kështuqë duhet ta lexojmë edhe deklaratën e tij mes rreshtave”, u shpreh tutje ajo.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark