Insajderi
Insajderi

Përleshje me sëpatë mes dy banorëve për lopë në një fshat të Gjakovës

Insajderi
27 June 2022 - 21:43
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Përleshje me sëpatë mes dy banorëve për lopë në një fshat të Gjakovës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dy persona janë përleshur pasditen e sotme në fshatin Bardhaniq të komunës së Gjakovës.

Insajderi ka arritur të siguroj videon nga vendi i ngjarjes ku shihet prezencë e shtuar e policisë.

Sipas informative të para, Insajderi mëson se personi me inicialet D.D rreth moshës 30 vjeçare dyshohet se ka goditur me sëpatë bashkëfshatarin e tij me inicialet E.R mbi 70 vjeç.

Insajderi mëson se i moshuari ka qenë duke dërguar lopët në shtëpi në moment kur është sulmuar nga personi i dyshuar.

70 vjeçari pas lëndimeve të marra është dërguar në emergjencë e më pas është nisur për QKUK.

Sipas banorëve arseja e përleshjes ka qenë për shkak se lopët e të sulmuarit kanë goditur veturën e të dyshuarit. Por, ende nuk ka një version zyrtar për ngjarjen.

Rasti ka ndodhur rreth orës 19:30.

Insajderi do t’ju mbaj të informuar.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark