×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza / Analiza

    Përparim Rama e kalon Covidin, por jo edhe ‘sfidën’ për emërimin e drejtorëve

    Insajderi
    18 January 2022 - 11:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    I pari i Prishtinës, Përparim Rama, sot punën e ka nisur në zyrën e tij, pas javës që e ka kaluar në izolim për shkak të infektimit me Covid-19.

    “Mirëmëngjesi prej zyrës së Komunës! Mbasi kam rezultuar negativ disa herë, sot, puna po vazhdon prej zyrës. Ju falënderoj për kujdesin që treguat gjatë ditëve të izolimit”, ka shkruar Rama në lajmërimin e tij në Facebook, transmeton Gazeta Insajderi.  

    Kryetari i prishtinasve që duket se e ka kaluar pa shumë probleme virusin, tash e ka një problem tjetër: emërimin e drejtorëve të komunës.

    Rama, ende nuk i ka bërë të ditur asnjë nga emrat e drejtorëve, ndonëse kanë kaluar tashmë dy muaj nga mbajtja e balotazhit, ku fitues në Prishtinë, doli kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, shkruan Gazeta Insajderi.  

    Krejt çka ka ndodhur deri tash në komunën e Prishtinës, është vetëm zgjedhja e Fehmi Kupinës si kryesues asamblesë, i cili është votuar nga asamblistët e Lidhjes Demokratikë të Kosovës dhe atyre të Partisë Demokratike të Kosovës.

    Si pasojë e mbështetjes të këtyre të fundit, Prishtina ka mbetur ende pa drejtorë, kjo pas PDK ka kërkuar disa drejtori, pas koalicionit që e ka arritur me LDK-në, shkruan Gazeta Insajderi.

    Ndonëse, marrëveshja mes dy partive ende nuk është bërë publike, Gazeta Insajderi ka mësuar se PDK ka kërkuar nënkryetarin dhe pesë drejtori: atë të Inspeksionit, Planifikimit Strategjik, drejtorinë e Arsimit, atë të Shërbimeve Publike dhe të Kulturës.

    Kërkesat e PDK-së ia kanë prishur matematikat Përparim Ramës, duke e lënë pa drejtorë të drejtorive përkatëse, tash e ca muaj, shkruan Gazeta Insajderi.

    Megjithatë, prijësi i Prishtinës, është zotuar se brenda kësaj jave do ta kompletojë kabinetin e tij, ndonëse edhe gjatë fushatës kishte premtuar se i ka emrat e drejtorëve, dhe të njëjtit do t’i emëronte posa ta ma merrte postin e kryetarit – gjë që nuk ka ndodhur./Gazeta Insajderi/

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark