Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për Prishtinën, Përparim Rama, ka premtuar se do ta zhvilloj lagjen Kodra e Trimave.
“Kam pasur diskutime të shumta me asamblistët e kësaj lagjeje, diskutime të cilat më kanë bërë të analizoj të gjitha problemet dhe nevojat e kësaj lagjeje”, është shprehur Rama.
Po ashtu ai tha se do ta fillojnë procesin e legalizimit dhe të rigjenerimit të kësaj zone.
“Përmes fondeve të ndryshme do të fillojmë procesin e rigjenerimit të gjithë kësaj zone dhe procesin e legalizimit” , ka thënë kandidati për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama.