Kandidati për kryetar të Prishtinës nga LDK, Perparim Rama, ka vizituar banorët e lagjes “Kolovicë”.
Rama ka premtuar se në këtë lagje do të ndërtohet një shtëpi e kulturës, një park, fusha sportive. Ai shtoi se ky vend ka nevojë për ndriçim rrugor, bibliotek, çerdhe.
Përvec kësaj kandidati për kryeqytetin ka premtuar se do të ndërtohet një shteg për motoçiklistë, pasi që planifikohet të mbahet një garë çdo vit.
“Për “Fushën e Pajtimit” duhet një bashkëpunim me ujësjellësin, pasi edhe është në pronësi të tyre. Rrugës për Butovc duhet të ndërtohet një shteg ose një garë për motoçiklistë, garë e cila do të mbahet çdo vit”, ka shkruar Rama në Facebook.