×
Zgjedhjet 2021

Perparim Rama: Në Prishtinë nuk do të ketë ndërtime pa leje

Insajderi
22 September 2021 - 14:07
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeqytetin, Perparim Rama, ka thënë në një intervistë për Rubikon se në Prishtinë nuk do të ketë ndërtime pa leje.

“Prej momentit që ne e marrim në menaxhim Prishtinën atëherë nuk do të lejojmë që këto gjëra të ndodhin përsëri dhe nuk do të lejojmë që të ndodhin ndërtime të cilat janë të papranueshme dhe do të ketë kontrolle dhe nuk do të lejohet as shitja e tyre deri në momentin kur i përmbushin të gjitha përmasat legale”, tha ai.

Rama tregoi menyrën se si do të legalizohen këto objekte të cilat sipas tij janë rreth 40 mijë të tilla.

“Ndërtimet pa leje i shoh si problem shumë të madh i cili duhet me u zgjidh mirë dhe shpejtë. Të gjitha këto ndërtime duhet me i hy një analize rigoroze në aspektin e mirëqenies të njeriut – nëse këto nuk e cenojnë atëherë duhet me u legalizu ndërsa nëse e cenojnë ne do të kemi një fond i cili do t’ju ndihmojë rasteve sociale që ndoshta nuk mundem me pagu një teknik për të quar procesin e legalizimit dhe t’i legalizojmë të gjitha këto”, ka deklaruar Rama.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark