Sot në Kosovë ka filluar mësimi parauniversitar. Fillimin e mësimit e ka uruar edhe kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama.
“Çdo fillim i vitit të ri shkollor është emocionues. Sot është një ditë shumë e veçantë për fëmijët, nxënësit. Sot hapen dyert e shkollave”, ka shkruar Rama në facebok.
Ai tha se gjatë mandatit të tij do të ndërtohen shtatë objekte shkollore.
“Sipas analizave tona, aktualisht mungojnë shtatë objekte shkollore të nivelit të arsimit fillor dhe të mesëm të ulët”, ka thënë kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për Prishtinën.
Ai premtoi që këto objekte do të ndërtohen në këto lagje:
Një shkollë në lagjen Sofalia.
Një shkollë në lagjen Kodrina.
Një shkollë në lagjen Qëndresa.
Një shkollë në lagjen “Përroi i Njelmët”.
Një shkollë në lagjen Kalabria.
Një shkollë në lagjen “Kodra e Trimave”.
Një shkollë në lagjen “Prishtina e Re – Qendër” (zona rreth Pallatit të Drejtësisë).