Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, ka vizituar sot rrugët e Banesave të Bardha.
“Më sollën një mori kujtimesh të fëmijërisë, të tregimeve të gjyshit, dhe të shokëve të pare”, ka thënë Rama.
Ai ka premtuar zgjidhjen e problemeve në këtë lagje.
“Nga platoja e cila gjendet në gjendje të mjerueshme, tek mungesa e ngrohjes qendrore dhe ashensorëve, tek mungesa e hapësirave të gjelbra dhe rekreative, banorët e kësaj lagje ballafaqohen me shumë probleme për të cilat ne kemi paraparë zgjidhje konkrete në programin tone”, ka shkruar kandidati për kryetar të Prishtinës.