Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeqytetin, Përparim Rama, ka thënë se do ta zgjidh problemin fekal në Hajvali.
“Zgjidhja e problemit fekal në Hajvali, ku përfshihen Banesat Sociale, Pallati i Drejtësisë dhe e gjithë zona me të gjitha degëzimet e shtëpive, e deri tek kufiri me Graqanicën”, ka shkruar ai në facebook.
Sipas tij, e gjitha kjo do të këtë një kosto prej 1.5 milion euro.
“Kap shumën prej 1.5 Milion Euro, të cilën do ta zgjidhim menjëherë. Në bashkëpunim me qytetarët do ta bëjmë Prishtinën qytetin më unik në botë”, tha kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhet e LDK-së.