Kandidati për kryetar të Prishtinës, nga LDK Përparim Rama sot bashkë me ekipin e tij ka takuar përfaqësuesit e Shoqatës së Muhaxhirëve.
“Historia e popullit tonë komunikon dhimbje, qëndresë e forcë në të njëjtën kohë. Bashkë më ekipin tim takuam Shoqatën e Muhaxhirëve. Kjo shoqatë shërben për të vetëdijesuar popullatën rreth historisë së dëbimeve dhe masakrave ndaj muhaxhirëve”, tha Rama.
Sipas tij, përfaqësuesit e shoqatës kanë prezantuan një ide kreative për të mbajtur gjallë historinë tonë.
“Bashkë me pjesëtarët e kësaj organizate diskutuam për krijimin e një muzeu të muhaxhirëve dhe një çezmeje të rrjedhshme me ulëse e drunj zbukurues, ku çdo gur do të përfaqësohet me emrat e fshatrave, një ide që është menduar qe sa por nuk është mbështetur prej askujt.Historia duhet të jetë pikë përcjellëse dhe kjo ide do të realizohet”, tha Rama.
“Ky do të jetë një projekt i mirëfilltë dhe i madh, i cili do të bëhet përmes një konkursi ndërkombëtar. Të gjithë së bashku për Prishtinën me karakter unik në botë”, tha më tej ai.