×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Përplasen Berisha e Gashi: Mos se është marre, je avokat

    Insajderi
    20 September 2023 - 21:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i PDK-së Hisen Berisha dhe avokati Tomë Gashi janë përplasur për krijimin e Gjykatës Speciale.

    Avokati Tomë Gashi pohoi se OKB nuk do ta formonte Gjykatën Speciale, pasi sipas tij e njëjta u formua me pretendimet se nëse nuk e bën Kosova do ta bëjë OKB.

    “Me pretendimet e atëhershme që nëse na nuk e bëjmë Gjykatën Speciale e bën OKB-ja, është që OKB-ja e din që këtu luftë civile s’ka pas, ka pas luftë mbrojtëse në krye me UÇK-në, pastaj me NATO-n. Nuk kish mujt OKB-ja me formu një Gjykatë raciste, hajde po i gjykojmë veç shqiptarët e jo serbët”, tha ai në T7.

    Më pas ndërhyri në debat Hisen Berisha i cili tha se avokati Gashi po dëshiron “me kriju një diskurs publik se LDK dhe PDK e kanë marrë në qafë këtë vend”.

    “Ma bre Tomë se je avokat e s’ta lejon statusi”, ia tha Berisha -Gashit.

    “Mu ma lejon”, ia ktheu Gashi.

    “Kuvendi veç ja ka dhanë mandatin, Gjykatës Speciale”, tha Berisha, duke i mbrojtur deputetët.

    “Kjo është propagandë politike, po marre se ki status të avokatit. Kjo është politikë çka bane”, i tha deputeti Berisha, avokatit Gashi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark