×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Përplaset vetura në një shkollë të Londrës, vdes një nxënëse dhe gjashtë të tjerë plagosen

    Insajderi
    06 July 2023 - 17:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një nxënëse e shkollës fillore ka mbetur e vdekur pasi një veturë goditi shkollën në Wimbledon, në jug të Londrës, në një incident në të cilin u plagosën gjashtë fëmijë të tjerë dhe dy të rritur, tha policia Metropolitane.

    Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në Camp Road, ku ndodhet shkolla private përgatitore e studimit për vajza nga mosha 4 deri në 11 vjeç.

    “Tani mund të konfirmojmë se fatkeqësisht një fëmijë ka vdekur pas një incidenti ku një makinë u përplas me një ndërtesë në një shkollë në Wimbledon”.

    DCS Clair Kelland, komandanti i policisë lokale për Londrën jugperëndimore, tha: “Ky është një lajm tragjik dhe mendimet tona janë me familjen dhe miqtë e vajzës dhe të gjithë të prekurit sot, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

    “Ne po qëndrojmë në vendngjarje dhe po vijojmë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

    “Ne gjithashtu mund të konfirmojmë se drejtuesi i mjetit, një grua rreth të 40-tave, është arrestuar me dyshimin se ka shkaktuar vdekjen nga ngasja e rrezikshme”.

    Deputeti i Wimbledon, Stephen Hammond, tha për BBC se disa nga të plagosurit ishin në gjendje kritike.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark