×
  • Lajme
  • Insajderi

    Përplasja mes drejtorit të Inspektoratit në Lipjan me pronarin e taksive – Insajderi sjell detajet e prapaskenave se çka ndodhi në Kraishtë me 20 shtator

    Insajderi
    06 October 2022 - 14:53

    Drejtori i Inspektoratit në Komunën e Lipjanit, Flamur Sylejmani në muajin shtator e ka denoncuar në polici Adnon Dedushin, pronarin e firmës së taksive “Liberty”, në Lipjan. Sylejmani e ka paditur Dedushin për kanosje.  Tanimë Prokuroria ka nisur hetimet për rastin. Pretendimet e drejtorit, po mohen në tërësi nga familja Dedushi. Gazeta Insajderi ju sjell në detaje të dy variantet e palëve të përfshira.

    Gjithçka ka nis në secilin rast, atëherë kur e kemi zbatu ligjin, kurgjo tjetër”, kështu është shprehur për Gazetën Insajderi, drejtori i Inspektoratit në Lipjan derisa sqaroi se pse e raportoi në Policinë e Kosovës, Adnon Dedushin.

    “Rasti i fundi ka të bëjë me një pronar, spo e di saktë a është ai pronari apo vajza e tij. Rregullorja komunale cakton për taksitë juridik dmth kompanitë nuk përcakton vend parking, nuk ju siguron parking, vend parking siguron vetëm për taksitë fizik, privat – për personat që kanë vetëm një veturë dhe funksionon me licencë të taksistit atyre u siguron parking dhe u merr një taksë vjetore”, ka thënë ai për Gazetën Insajderi.

    Shoferi i kësaj kompanie sipas tij ishte parkuar në një pjesë ku nuk i lejohet për më tepër kishte dëmtuar edhe hapësirën gjelbëruese.

    “E kjo kompania tash, “Liberty”, njëri prej shofereve të saj e ka parkuar veturën në një pjesë ku nuk i lejohet, përveç që e ka parku e ka parku keq në trotuar, përveç në trotuare njërën prej gomave e vendos në hapësirë gjelbëruese. Ne kemi bërë vërejtjen dhe pastaj ka eskaluar situata, prej atij zotëriut, Adnon Dedushi. Kjo ka ndodhur me datën 19 ose 20 e gjithë kjo që tregova lidhur me veturën. Për me i tregu shoferit që nuk ka të drejtë me u ndalu aty e kemi ftuar në ora1ë:00 të datës 19, me ardhë në zyre dhe me ia tregu rregulloren. E di që kemi dashur me ia bë veç një vërejtje jo procedurën për me nis për në gjykatë përderisa shoferi është përgjigjur saktë në ora 1ë:00, bashkë me inspektorin ia kemi shpjeguar të gjitha detajet dhe që nuk ka të drejtë të parkohet aty”, u shpreh drejtori.

    Në momentin që drejtori dhe inspektori ishin duke folur me shoferin që sipas tyre kishte bërë shkelje të ligjit, në mënyrë të ashpër sipas Sylejmanit në zyrën e tij futet Adnon Dedushi me vajzën e tij.

    Ai thotë se u këcënua në zyrën e tij me fjalë të rënda.

    “Duke biseduar me shoferin e kompanisë Liberty, vjen ky Adnon Dedushi me çikën e vet e cila thotë se është pronare e kompanisë, futën në zyre pa pyetur a mundemi me hy, unë personalisht i pyes çka po ndodh, a mundemi me ju ndihmu, ai përgjigjet jemi me shoferin – kur thotë jemi me këtë shoferin, me të cilin ishim duke biseduar, unë iu kërkojë të ulën dhe të bisedojmë të gjithë sepse ne nuk patëm diçka me fsheh se rregullorja është publike, edhe ai fillon me fjalët s’mundeni me më ndalu, më kërcënon në zyre dmth inspektorin duke i thënë ti po don me më qu në burg edhe mbaje mend mirë këtë farë pune, pastaj unë e thërras policinë thotë Adnon Dedushi thirrë kënd të duash edhe sa të jem unë, ti ski me u ulë në atë karrige më drejtohet mua, fyen në mënyra të ndryshme, vjen policia japim deklaratë unë dhe inspektori – Policia merr një masë ndaj tij nuk hap rast në datën 19”, ka sqaruar ai.

    Pas ngjarjes në zyre një tjetër situatë krijohet pranë dyerve të xhamisë së fshatit Kraishtë në Lipjan. Aty ku drejtori i Inspektoratit thotë se së bashku me inspektorët kryejnë ritualet e faljes.

    Drejtori thotë për Gazetën Insajderi se u paralajmërua nga disa persona se Adnon Dedushi dhe vëllai i tij do ta vrasin.

    “Kur dal prej xhamisë, dy persona më tregojnë se duhet të kem shumë kujdes sepse është organizu vrasje nga ky personi Adnon Dedushi me vëllain e tij, të cilët e kanë kriju një rrëmujë para xhamisë, aty para njerëzve dhe kur e kanë kuptu se çka po don me vepru e kanë tërheq dmth edhe me forcë në kuptimin që mos me leju me ndodhë ajo pas kësaj derisa vi prej xhamisë së Kraishtës në Lipjan ai vazhdon me na përcjell me veturë, unë shkojë drejt në polici e tregojë edhe me datën 2ë, çka më thanë dëshmitarët, çka ka bërë ky person çka ka planifiku. Tash pas kësaj deklarate të datës 2ë policia e njofton prokurorin dhe prokurori hap rast për kanosje ndaj këtij personi” ka deklaruar ai.

    Sipas drejtorit të kësaj komunë këtu nuk përfundon çdo gjë. Provokimet nga Dedushi vazhdojnë edhe më tej.

    “Tash fiks pas 1 jave, pikërisht të premten me datën ë0 ky person i cili më sheh mua në xhami të atij fshati se ne shkojmë zakonisht aty, me inspektorët e kemi më të përshtatshme edhe tash provon diçka tjetër përderisa 1 javë më parë thoshte që nuk do ta lëshojë gjallë, pra fjala është për mua edhe përgatiste vrasjen tem duke iu thënë njerëzve që nuk jam thatë, në kuptimin që kam diçka me vete armë ose diçka tjetër, tash me datën ë0 shkon jep një deklaratë të rrejshme thotë ka ardhë drejtori i Inspektoratit bashkë me inspektorin dhe më kanë bërë video në vazhdimësi në xhami, gjë që na ka ftuar policia dhe kemi dhënë deklaratë duke tregu që ka qenë e pavërtetë që kemi qenë të gatshëm me bashkëpunu, me ju dhënë edhe telefonat për hulumtime etj etj edhe policia e hedh poshtë deklaratën e tij, duke e cilësuar sit ë rrejshme”, ka rrëfyer ai për Gazetën Insajderi.

    Edhe në fillim të këtij muaji, drejtori i Inspektoratit thotë se kishte një moment provokimi nga pronari i firmës “Liberty”.

    “Tjetër, me datën ë përderisa unë dhe inspektori ndodhemi tek shtëpia e Kulturës këtu tek një parking që ndodhet aty për qytetarët dhe merremi me disa taksistë të tjerë të cilët i informojmë që nuk kanë të drejtë me u pozicionu ky personi, Adnon Dedushi bën disa lëvizje me veturë dhe incizon në vazhdimësi dhe për këtë e kam njoftu policinë”, thotë ai.

    Sylejmani, shtoi se gjatë kësaj kohë nuk kanë qenë të pakta rastet kur ka dëgjuar se ai do të rrihet e vritet nga Dedushi, por që për të gjithë fjalë është e informuar Policia e Kosovës.

    “Shkruaje për Gjykatë, as nuk du me disktu, ti po vjen në zyre tem po më tregon”

    Pronarja e taksitë “Liberty” në Lipjan, Sahide Dedushi ka thënë se pretendimet e drejtorit të Inspektoratit, Flamur Sylejmani nuk qëndrojnë. Thotë se babai i saj nuk e ka kërcënuar askënd. Madje shton se vet drejtori ka treguar një qasje arrogante karshi tyre.

    Dedushi e pranon se kanë shkuar në komunë, por për të hyrë në zyre të drejtorit i cili po e mbante në takim shoferin e firmës së tyre, nuk u futën siç thotë drejtori pa pyetur fare.

    Atë ditë shoferi më ka lajmëruar se një nga inspektorët ia ka fotografuar veturën dhe dokumentet e tij pasi që sipas tyre shoferi ka bërë një shkelje që nuk ia kanë cekur se për çka bëhet fjalë, madje e kanë ftuar për një intervistë në orën 1ë:00. Ne kemi shku së bashku në inspektorat këtu në komunën e Lipjanit. Me tu futur shoferi kemi hyrë unë edhe prindi im Adnon Dedushi, kemi kërku falje dhe unë personalisht i kam thënë drejtorit se jam pronarja e Liberty-it, dhe se dua të jem e pranishme, pasi që po bëhej fjalë për veturën e kompanisë time”, ka thënë ajo për Gazetën Insajderi.

    “Vetë drejtori më ka ftu kemi hyrë unë edhe prindi im, madje jemi ulur në bashkëbisedim. Drejtori  ka filluar të shpjegoj se shoferi ka bërë një ndalesë të gabuar, unë i kam shpjeguar pse. Atë ditë shoferi ka marr thirrje nga baza me u ndal atu me prit një pasagjer e që zakonisht ajo ndalje bëhet një deri në dy minuta, dhe do largohej, vetëm në rastet kur vonohen pasagjeret por që mundohemi që mos të pengojmë komunikacionin ose edhe qytetarët”, tha pronarja.

    Dedushi është shprehur se qe 6 vite operim kompania e tyre ballafaqohet me vështirësi të tilla. Por asnjëherë nuk ka pasur problem të kësaj natyre.

    “Në atë moment prindi im i ka thënë që është e padrejtë ajo se çka po bëjnë ndaj neve si firmë, e që nuk është hera parë pasi që ne kemi dërguar ankesa, kërkesa edhe më herët pasi që na pengojnë në punë ani pse jemi taksapagues të rregullt dhe asnjëherë tash e 6 vite kompania Liberty nuk është përfshirë në incidente që e inkriminojnë atë”, shtoi ajo.

    Derisa drejtori tha për Insajderi se shoferit do t’i jepnin veç një vërejtje, Dedushi po e thotë të kundërtën.

    “Drejtori në fjalë është ngritur i pari në këmbë dhe i është drejtuar njërit nga inspektorët “Shkruaje për Gjykatë, as nuk du me disktu, ti po vjen në zyre tem e po më tregon çka është e drejt e çka nuk është”, në atë moment ne është dashur të ndihemi të ofenduar dhe të lënë anash. Personi në fjalë e kthehu ne personale, e po ashtu e njoftoi edhe policinë se gjoja Adnon Dedushi e ka kërcnu, madje këtë e thotë edhe duke mos qenë i pranishëm fare pasi që ne kemi qenë në hollin e komunës, une dhe drejtori ne fjale dhe nuk ka pas shanse me dëgju ose me pa ndonjë kërcënim siç po pretendon”.

    Ajo ka konfirmuar se prindi i saj është shoqëruar në polici nga komuna teksa ka vazhduar bisedën me drejtorin Sylejmani.

    “Prindi im i ka prit policinë dhe ka vazhduar me ata për ne stacion, ndërkaq unë kam zhvillu edhe një bisedë me drejtorin në zyrën e tij, duke i shpjeguar  se nuk është e vërtet  ajo se çka po pretendon. Ne si kompani distancohemi komplet nga ajo se çka ai thotë madje unë nuk kam qenë vetëm ka qenë edhe një zyrtare e komunës atu e që e njëjta po ashtu ka insistuar duke thënë se nuk ka bërë asnjë kërcënim ose diçka të ngjashme”, ka deklaruar Dedushi.

    Çka ndodhi në Kraishtë sipas Adnon Dedushit?

    Adnon Dedushi i cili po akuzohet nga drejtori i Inspektoratit, Flamur Sylejmani për kanosje po thotë se në Kraishtë, në kohën e faljes së namazit të xhumasë nuk e ka takuar Sylejmanin.

    “Me 2ë shtator kam qenë në xhamin e fshatit tim ku shkoj rregullisht. Ku e kam falur namazin e xhumasë me të dalë nga xhamia kam ba një përshëndetje të rastit me dy xhematlinjë edhe nuk kemi pas kontakt me askënd tjetër. Unë atë ditë nuk e kam taku fare personin i cili pretendon se unë e kam kërcënu, madje si opsion e fut edhe vëllain tim, gjë që nuk qëndron, si mund të kërcënohet dikush kur nuk ke kontakt edhe nëse do e kisha taku nuk do e njihja për arsye se isha në nguti për tu kthyer në punë e rrugës do e dërgoja që e kam dërgu një shok timin i cili është i Lipjanit Ramadan Sopa”, tha ai për Gazetën Insajderi.

    Ai madje po thotë se kanë qenë inspektorët ata që në njëfarë forme po e provokonin atë.

    “Me të ardh në Lipjan, jam kthy menjëherë në shtëpi e që shtëpia ime është shumë larg xhamisë pasi që për të arritur në shtëpinë time unë mund të mos kem kontakt fare me rrugën ku është xhamia. Ajo çka më ka habitë mua është se makina e inspektorëve ishte parku në hyrje të rrugës së Kraishtës afër burgut, edhe nuk kam ndalu sepse nuk kam pas dëshirë të implikohem me ta”, deklaroi ai.

    Dedushi ka potencuar se është ftuar nga Policia në Lipjan e që është paraqitur menjëherë.

    Derisa drejtori i Inspektoratit tha se me ë tetor Adnon Dedushi ka bërë gjeste me makinën e tij pranë Shtëpisë së Kulturës derisa ai dhe inspektorët po kryenin punën e tyre, të kundërtën po e thotë Dedushi,

    “Policia i kanë marrë edhe dëshmitarët që kanë qenë në vendngjarje. Personi në fjalë që më ka paditur ka deklaruar në polici se makina ime ka ndaluar te ata dhe ata kanë ikur me shpejtësi gjoja se unë do u kanosesha atyre. Pas dëgjimit të dëshmitareve kanë deklaru se unë si Adnon nuk kam pas pretendime ndaj personit në fjalë, dhe pas marrjes së kamerave të sigurisë tek një pikë karburanti është parë që vetura ime nuk është ndalur dhe se e gjitha është gënjeshtër e tyre, as nuk kam ndalu as nuk kam ngadalsu”, ka thënë ai.

    Rasti i kanosjes ndaj drejtorit të Inspektoratit në Komunën e Lipjani, Flamur Sylejmani është në fazën e hetimeve.

    Ndërkohë vet Sylejmani në intervistën për Gazetën Insajderi ka konfirmuar se ka 7 apo 8 raste të hapura. Të gjitha lidhen me punën e tij si drejtor i Inspektoratit. Njërin rast e ka konfirmuar edhe Prokuroria Themelore në Prishtinë. Bëhet fjalë për rastin e rrënimit të një ndërtese në fshatin Banullë e ku ndaj të dyshuarit H.I (emër i njohur për redaksinë) është ngritur aktakuzë.

    /GazetaInsajderi

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark