Kandidatët për kryetar të Komunës së Lipjanit kanë qenë në një debat në kanalin e Dukagjinit, emisionin KALLXO ku kanë debatuar rreth planeve për sportin dhe stadiumet në Lipjan.
“Stadiumi i Dobrajës është para përfundimit, Federata e Futbollit të Kosovës duhet ta vendosë barin sintetik dhe do të mbyllet kjo temë. Për shkak të ndërrimit të kritereve kemi pasur probleme me stadiumin, në Lipjan është afër përfundimit”, ka thënë kryetari aktual i Lipjanit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Imri Ahmeti.
“Për sport subvencionet janë rritur dhe kemi investuar shumë, një herë 200 mijë dhe më pas 150 mijë këtë vit”.
Hyzer Rizani nga ana e Partisë Demokratike të Kosovës ka thënë se arsyeja kryesore pse Arbëria nuk është në Ligë, është pikërisht aryseja e mungesës së intervenimit në stadium.
“FIFA nuk lejon më që stadiumi të jetë me bari sintetik prandaj, besoj që është vendim i gabuar ka thënë ai. Stadiumi Ulpiana është veçse në përfundim, por do të ketë probleme përsëri”.
Shumë klube të Kosovës kanë pasur probleme me stadiume në vitet e fundit dhe pak prej tyre kanë pasur mundësi që t’i përfundojnë projektet e tyre.