×
  • Lajme
  • Lajme

    Përplasje mes deputetëve – Bytyqi e AAK-së i thotë Fejzës “mbylle gojën”, dhe e lëshon mbledhjen

    Insajderi
    08 November 2023 - 15:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një përplasje ka ndodhur mes dy deputetëve të Kuvendit të Kosovës brenda komisionit për të Drejtat e Njeriut. Ka qenë deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi dhe ajo e VV-së Arjeta Fejza të cilat janë përplasur, shkruan Insajderi.

    Deri tek përplasja erdhi pasi Byqyqimori fjalën dhe ka parashtroi pyetje jashtë temës që ishte duke u diskutuar në këtë Komision.

    Për këtë iu është tërhequr vërejta nga deputetja e VV-së Arjeta Fejza. Pastaj deputetja Byqyqi i tha deputetes Fejza që të mbyll gojën.

    Të tjera Video

    “Oj t’i a po shun more”, tha Bytyqi.

    Deputetja Fejza, tha se është e pa pranueshme që në Komisioni që është duke u diskutuar në lidhje me gjuhen thuhen këso fjalë.

    “E para a po shun mori, e këto komente skandaloze, i kthen në debat për gjuhen e cila është tema që na ka mbledhur sot”, tha Fejza.

    Pas këtij diskutimi pati përplasje edhe ndërmjet deputetes së PDK-së Ariana Musli-Shoshi dhe deputetes së Fejza, pasi ajo e quajti atë militante të VV-së.

    E pyetjeve që iu parashtruan drejtorit të Bordit të RTK-së Bensik Boletin, nga deputetja Albana Byqyqi, nuk lejoj që të përgjigjet kryetarja e këtij Komisioni Duda Blaje, pasi sipas saj, pyetjet kanë qenë jashtë teme.

    Për shkak të kësaj deputetja Bytyqi edhe e lëshoi mbledhjen.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark