
Pronari i klubit të natës Duplex, Ardian Hoxha ka folur për çmimet e artistëve që janë rritur pas pandemisë. Sipas tij, kjo ka ardhë si pasojë e hyrjes në treg të disa konkurrentëve pa përvojë në këtë fushë, shkruan Gazeta Insajderi .
Ai konkretisht akuzon pronarin e “Venom Club” Alex Duhani duke e cilësuar si mos-njohës të industrisë së muzikës.
Sipas tij, kjo i ka dëmtuar edhe vetë artistët e estradës.
“Kjo ka ardhë për shkak të disa konkurrentëve që u futen në treg. Venom Club ka qenë një shembull. Disa që s’kanë njohuri rreth industrisë kanë paguar artistët dyfish, trefish, vetëm për t’i marrë në evente e kjo nuk ka ndihmuar asnjë, përkundrazi, ka dëmtuar artistët”, tha ai.
“Përpara artistët kanë ardhë tek ne së pari e pastaj me shku në clube të tjera e qytete të tjera. Kjo i ka dëmtu artistët”, shtoi ai.