Sulmi me armë zjarri ndaj diskotekës "Venom" - deklarohet policia - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Sulmi me armë zjarri ndaj diskotekës “Venom” – deklarohet policia

    Insajderi
    04 July 2022 - 12:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Klubi i natës “Venom” i cili ndodhet në Çagllavicë të Prishtinës, ka qenë cak i një sulmi me armë zjarri mbrëmjen e së dielës. Sulmi ndodhi rreth orës 23:09, jashtë orarit të punës së klubit.

    Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci derisa shtoi se janë duke punuar për zbardhjen e rastit. Ende nuk ka të arrestuar.

    “Mbrëmë rreth orës 23:25, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në drejtim të një objekti, në rrugën magjistrale Ferizaj – Prishtinë, respektivisht në fshatin Llapnasellë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore. Nuk është raportuar për persona të lënduar përveç dëmeve materiale. Aktualisht po vijon puna hetimore me qëllim identifikimin e personave të dyshuar të përfshirë në rastin në fjalë si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, tha ai për Insajderin.

    Për sulmin me armë ndaj “Venom”, Gazeta Insajderi ka folur me pronarin e klubit, Lekë Duhanaj i cili konfirmoi se biznesi i tij është sulmuar nga persona të pa njohur për atë.

    Duke mos dhënë shumë detaje, Duhanaj u shpreh pavarësisht rastit mbrëmjet do të vazhdojnë të mbahen.

    “Po është e vërtetë që ka ndodhë sulmi, ka ndodh rreth orës 23:09. Kemi marrë masa, ndonjë detaj të ri s’kemi. Policia është duke u marrë me rastin. Ndejat kanë me vazhdu me u mbajtë njësojë”, tha ai për Insajderin.

    Lexo edhe:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark