×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Përplasje mes Ramabajës dhe Mirenës për Behajdin Hallaqin: Nuk i dihet as varri

    Insajderi
    11 April 2023 - 21:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sadri Ramabaja dhe Ilir Mirena kanë debatuar lidhur me Behajdin Hallaqin. Ramabaja tha se ai ishte vrarë si shkak i luftës së brendshme politike.

    “Viktimë e kësaj lufte të brendshme brenda LPK-së është Behajdin Hallaqi. Është shkruar një letër nga kryetari i fundit i LPK-së, Bedri Islami. Përgjithësisht bota intelektuale e jona shquhet për një oportunizëm. Nuk është bërë shpjegimi i duhur për atë se çfarë ka ndodhur. Madje është bërë disa akrobacione dhe tani është shpallur hero. Nuk i dihet as varri. Nuk dihet as ku ka përfunduar pas shkuarjes së tij në Shtabin e Përgjithshëm në Drenoc”, tha ai.

     Ai tregoi se e ka parë në aktakuzë rastin e Hallaqit.

    “Ai ka qenë në burgun e Kleçkes. Dhe aty ka pasur dëshmitarë real se e kanë parë me duar të lidhura. Ata do të përgjigjen ndërkohë, sepse e psahë në aktakuzë, pavarësisht se ishte e redaktuar bëhej fjalë për ngjarjet e 11 qershorit dhe dihet. Kjo është luftë e brendshme politike. Vrasjet politike nuk mund t’i fshehim. Ato kanë ndodhur gjatë dhe pas luftës. Atë nuk e ka vrarë fruthi, është parë me duar të lidhura”, shtoi Ramabaja.

    Këtu i reagoi Mirena i cili tha se nuk ka prova për këto që po fliten dhe se ka dështuar të ketë një shpjegim për rastin e Hallaqit.

    “Të kishim qenë shoqëri normale. Do të duhej të krijohej një gjykatë e brendshme që të merrej me këtë rast”, tha ai në T7.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark