×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “I fundit je që mundesh me fol”, përplasje në Komision Hetimor, VV-ja lëshon mbledhjen

    Insajderi
    05 March 2024 - 17:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetet e LDK-së, dhe ata të VV-së, janë përplasur mes vete në mbledhjen e Komisionit Hetimor Parlamentar.

    Përplasja ka ndodhur ndërmjet deputetëve të LDK-së Doarsa Kica-Xhelili me deputetë të VV-së Driton Hyseni dhe Halil Thaçin dhe Salih Zyben.

    Deputete e VV-së e kanë përmendur 5 marsin si datë jo të denjët për mbajtjen e kësaj mbledhje nen arsyetimin e angazhimeve që janë për shënimin e Epopesë se UÇK-së.

    Deputeti Hyseni ka thënë se sot në Kuvend ka pasur seancë të veçantë kushtuar 5 marsit.

    E deputetja Kica -Xhelili, reagoi në lidhje më këtë çështje duke thënë se VV-ja nuk mund të flas për këtë çështje, pasi sipas saj, ata Kosovën e shohin si shtet të përkohshëm.

    “A mundesh me fol për këto tema a, kur je me VV. I fundit je që mundesh me fol për 5 mars përderisa mendoni që Kosova është shtet i përkohshëm”, ka thënë ajo.

    Kjo deklaratë ka bërë që deputet e pozitës ta lëshojnë mbledhjen.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark