×
  • Lajme
  • Lajme

    Përplasje në Kuvendin e Shqipërisë, mbyllet seanca plenare

    Insajderi
    05 February 2024 - 17:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Për më pak se 20 minuta është mbyllur senaca plenare në kuvendin e Shqipërisë e shoqëruar me tensione dhe përplasje nga ana e deputetëve të Rithemelimit.

    Disa deputetë të opozitës mes tyre dhe të përjashtuar kanë mundur të futen në sallën e Kuvendit, ku nuk kanë munguar tensionet dhe nervozizmit.

    Sapo janë futur në sallë ata kanë tentuar që të bllokojnë foltoren, por ka ndërhyrë Garda. Më pas ata kanë gjuajtur me sende në drejtim të Edi Ramës dhe Lindita Nikollës.

    Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka replikuar me disa prej tyre teksa u është  drejtuar duke u thënë se duhet “t’u vijë turp” pasi e dinë që janë të përjashtuar dhe po ndalojnë seancën.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark