×
Insajderi

Përplasjet e koalicionit rreth sundimit të ligjit, Selimi: Jam pafundësisht kundër çkapjes për kapje

Insajderi
26 October 2020 - 17:28
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka shprehur zotimin e tij për çkapjen e institucioneve të sundimit të ligjit, pa i kapur sërish ato.

Në një shkrim të shkurtër të shkruar në konton e tij të Twitter-it, ministri Selimi ka deklaruar se është i vendoru “deri në pafundësi” për çkapjen, për sundim të ligjit.

“Çkapja për kapje apo çkapja për sundim të ligjit? Deri në pafundësi për të dytën!”, ka nënvizuar shkurt ministri Selimi.

Komenti i ministrit të Drejtësisë nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës vjen në kohën kur dy partnerët kryesor të koalicionit qeverisës janë përfshirë në një debat për shuarjen e Task-Forcës Anti-Korrupsion, e cila funksiononte në kuadër të Qeverisë së Kosovës.

Diskutimet për këtë temë mes partnerëve, e përplasjet që kohëve të fundit kanë arritur kulmin, rrodhën pas disa ditësh, e kur veç ndërkombëtarët i kishin dhënë kritikat e tyre karshi këtij vendimi.

Kreu i Qeverisë, Avdullah Hoti, mori disa kritika nga partneri i tij kryesor në koalicion, AAK-ja, derisa i propozuari i këtij subjekti për president, Ramush Haradinaj, tha se shkarkimi i task-forcës kundër korrupsionit shkakton pasiguri juridike. /Insajderi.org

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark