Kombëtarja e Shqipërisë mund të shtoj në radhët e tyre edhe një futbollist nga Kosova.
Bëhet fjalë për mbrojtësin 24 vjeçar, Lumbardh Dellova.
Burimet e Klanit mësojnë se ylli i Ballkanit është shumë afër ta vesh fanellën “Kuq e zi”.
Së fundmi fanellën e Shqipërisë, e veshën edhe futbollistët Mirlind Daku dhe Arbnor Muja.
Mbetet të shihet se çfarë do të ndodh ditëve në vazhdim lidhur me kalimin e futbollistit të Ballkanit tek Shqipëria.