Një përqafim mes një futbollisti ukrainas dhe rus ka ngjallur shumë debat.
Ruslan Malinovski që aktivizohet te Marseille, kishte së fundmi për kundërshtar rusin Alexander Golovin.
Në kuadër të xhiros së 20-të të Ligës 1, Marseille dhe Monaco luajtën baras 1:1.
Pas ndeshjes, Malinovski e përshëndeti Golovinin duke u përqafuar.
Por, për shkak të agresionit rus në Ukrainë, ky veprim u dënua rëndë nga ukrainasit, andaj futbollistit të Marseilelt iu desh të justifikohej dhe të kërkonte falje.
“Dua t’ju kërkoj falje ukrainasve për reagimin tim ndaj futbollistit të Monacos. E kuptoj se duhet t’i shmangem sportistëve rus, por ai mu afrua dhe më përshëndeti”, shkroi ai në rrjetet sociale