×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Përse është i rëndësishëm liqeni i Ujmanit?

    Insajderi
    11 September 2018 - 09:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Argumenti” i përfaqësuesve të Serbisë bazohen në faktin se pjesa më e madhe e infrastrukturës së hidro sistemit “Ibër-Lepenc” gjendet në territorin e komunës Zubin Potok në të cilën shumica e banorëve janë serbë. Pastaj, ndërtimi i hidro sistemit është financuar nga kredia e Bankës Botërore e cila është paguar nga buxheti i ish Jugosllavisë. Prandaj qeveria në Beograd konsideron se ka legjitimitet për bisedime për fatin e kësaj ndërmarrjeje. Nga ana tjetër, përfaqësuesit e qeverisë së Kosovës nuk dëshirojnë të bisedojnë për fatin e hidro sistemit “Ibër-Lepenc” sepse është pjesë e pasurisë legjitime të Kosovës, dhe për këtë pasuri asnjë negociatë nuk vjen në konsiderim.

    Hidro-sistemi “Ibër-Lepenc” paraqet resurs ekonomik strategjik në Kosovë. Liqeni i Ujmani është i gjatë 24 kilometra dhe akumulon 380 milion metra kub ujë i cili me një pjesë të vogël (më pak se një e treta) gjendet në territorin e Serbisë, gjegjësisht të komunave Tutin dhe Novi Pazar, ndërsa me pjesë më të madhe gjendet në territorin e Kosovës, gjegjësisht në komunën e Zubin Potokut.

    Penda “Ujmani” paraqet një prej pendëve më të mëdha në Evropë, është e gjatë 460 metra dhe e lartë 107 metra. Nën pendë gjendet hidrocentrali me dy turbina dhe liqeni për kompensim prej nga fillon sistemi i kanaleve të ujësjellësve.

    Ndërtimi ka filluar në vitin 1972 dhe ka përfunduar në vitin 1977, ndërsa ndërtimi i hidrocentralit ka zgjatur prej vitit 1983 deri 1986. Projekti është financuar nga Banka Botërore.

    Këtë hidro sistem e menaxhon Ndërmarrja publike “Ibër-Lepenci” me seli në Prishtinë, e cila është themeluar në vitin 1967. Në fillim të viti 2008 kjo ndërmarrje shndërrohet në Ndërmarrje të ekonomisë së ujërave “Ibër-Lepenci”, shoqëri aksionare, me pronësi të njëqind për qind të qeverisë së Kosovës.

    Ndërmarrja ka 196 të punësuar dhe e furnizon me ujë të pijes disa ujësjellës rajonalë në Kosovë, gjegjësisht komunat e Mitrovicës, Zveçanit, Skenderajt, Vushtrrisë, Drenasit dhe Prishtinës, pastaj siguron ujë për ujitje të tokave bujqësore dhe stabilimenteve industriale (Trepçën, termocentralet Kosova B dhe Kosova A si dhe Ferroniklin), por prodhon edhe energji elektrike./Insajderi.com.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark