×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Përse gratë ndahen nga burri që e dashurojnë?

    Insajderi
    18 January 2024 - 12:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në një lidhje, dashuria kërkon punë dhe shumë përkushtim

    Por, fatkeqësisht shumë njerëz fillojnë të ndihen komod në lidhje dhe e marrin atë si të garantuar, mandej nuk përkushtohen aq shumë në lidhje – gjë e cila shpie deri në ndarje.

    Prandaj edhe ka disa arsye se përse gratë ndahen nga burri që e dashurojnë, e disa prej këtyre arsyeve i gjeni më poshtë:

    Fizikisht ai nuk është afër

    Një femrës nuk i nevojitet një mashkull për t’u kujdesur për të. Ajo e dëshiron një partner që e vlerëson prezencën e saj dhe punon bashkë me të. Nëse ai është më i interesuar të shpenzojë kohë me dikë tjetër sesa me të, atëherë me shumë gjasë ajo do të ndahet nga ai.

    Ai është i parashikueshëm

    Shumica e meshkujve caktojnë rutina komode. Aq më shumë që plaken, aq më pak janë të prirë të angazhohen në çfarëdo gjëje që nuk i përfshin ata, transmeton Telegrafi.

    Nuk e mbështet

    Ajo dëshiron ta dijë se është seksi dhe e bukur nga partneri i saj. Ajo ka nevojë edhe për mbështetje në karrierë dhe kur është e sëmurë, e nëse mashkulli nuk e mbështet atë, ajo do ndahet nga ai.

    Ai nuk e bën të ndihet e veçantë

    Meshkujt kryesisht dëshirojnë seks sepse janë krijesa seksuale. Por, një gruaje i nevojitet intimitet. Ajo dëshiron paralojë, komunikim dhe dëshiron të ndihet e dëshiruar nga partneri. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark