Prerja e ndërgishteve mund të ketë pasoja shumë të rrezikshme
Kurrë nuk do të duhej t’i prisni ndërgishtet, por vetëm tërhiqni prapa, sepse ato janë aty me arsye dhe kanë rol shumë të rëndësishëm për shëndetin tonë, transmeton Telegrafi.
Edhe pse ndoshta thonjtë duken më të bukur kur janë të prera ndërgishtet, ekziston arsye shumë e rëndësishme përse këtë assesi nuk do të duhej ta bënim.
Ndërgishtet na mbrojnë nga infeksionet. Në rast që i presim, atëherë ua hapim rrugën baktereve, kërpudhave që të depërtojnë në organizmin tonë.
Lëkura është organi më i madh i trupit tonë, ndërkaq ndërgishtet paraqesin linjën e fundit të mbrojtjes – barrierën e cila bllokon depërtimin e baktereve në trup.
Nëse megjithatë bakteret depërtojnë në thua nëpërmjet ndërgishteve, mund të shkaktojnë infeksion të zorrëve i cili quhet paronihiaute dhe e cila kërkon intervenim të ekspertit dhe të antibiotikëve.
Në rast që në thua depërton uji, lëkura për ndërgishte do të bëhet e kuqe dhe e fryrë, ndërkaq shanset të mëdha janë që të shkaktohen infeksione të caktuara.