×
  • Sport
  • Sport

    ““Përse nuk po luaj? Nuk ia kam idenë…” – Fillon përçarja e parë te Bayern Munich, De Ligt: Në dy takimet e fundit kam luajtur vetëm 10 minuta

    Insajderi
    18 September 2023 - 11:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Matthijs De Ligt është kthyer në një çështje te Bayern Munchen. Kampionët e Gjermanisë paguan 67 mln euro te Juventusi për kartonin e holandezit gjatë verës së vitit të kaluar, por 24-vjeçari nuk po bind në Bavari.

    Vetë qendërmbrojtësi ka reaguar në lidhje me kritikat e marra dhe momentin e vështirë, duke e lidhur problemin e tij me minutazhin e pakët dhe pozicionin e ri në fushë.

    Këtë sezon numëron vetëm 37 minuta aktivizim me skuadrën e Thomas Tuchel në kampionatin gjerman. Minuta ku ka luajtur si zëvendësues dhe ende asnjëherë si titullar.

    Përse nuk po luaj? Nuk ia kam idenë… Duhet të pyetni trajnerin. Unë bëj gjithçka që dëshiron Tuchel, por ai nuk më jep asnjë shpjegim për këtë situatë.

    Në dy takimet e fundit kam luajtur vetëm 10 minuta. Dhe ato si mesfushor… E vetmja gjë që unë mund të bëj është të punoj dhe të përmirësohem”, theksoi De Ligt.

    Bayerni e nisi sezonin 2023/2024 me humbjen 0-3 përballë Leipzigut në finalen e Superkupës së Gjermanisë.

    Ndërkohë që në Bundesliga numëron dhjetë pikë pas katër takimeve të para, duke ndarë përkohësisht kreun e renditjes me Bayer Leverkusen. /SS/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark