16:42 - 30 Janar 2023

Real Madridi do ta ketë rastin t’i revanshohet Barcelonës kur dy skuadrat do të përballen në serinë gjysmëfinale të Kypës së Spanjës. Çiftet janë tërhequr të hënën, ndërsa në gjysmëfinalen tjetër do të takohen Athletic Bilbao me Osasunan.

Reali u mposht në finalen e Superkupës së Spanjës nga Barcelona në Arabinë Saudite para dy javës 3:1, me të cilin rezultat kishte triumfuar ndaj katalunasëve në “El Clasicon” e parë të këtij sezoni.

Dueli i parë gjysmëfinal i Kupës është dashur të luhet javën tjetër por është shtyrë deri më 28 shkurt për shkak se Reali do të marrë pjesë në Botërorin e klubeve që mbahet në Marok.

Dueli i parë do luhet në “Santiago Bernabeu” ndërsa ai i kthimit në “Camp Nou” më 4 prill. Finalja e Kupës së Spanjës është caktuar të luhet më datën 6 mars në Sevilla.