×
  • Sport
  • Sport

    Përshtypjet e para mbi Arsenalin – mbrojtësi zbulon fjalët e Declan Rice

    Insajderi
    25 July 2023 - 18:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Declan Rice ishte padyshim goditja e madhe e Arsenalit këtë verë teksa “The Gunners” e transferuan mesfushorin nga West Ham për shifrën rekord të 116.6 milionë eurove duke e shndërruar kështu 24-vjeçarin në lojtarin më të shtrenjtë në historinë e Premier League. Ndërkohë, aventura e Rice me londinezët ka nisur shpejt dhe mesfushori është pjesë e skuadrës së Mikel Artetës në fazën përgatitore në Amerikë.

    Përshtypjet e para të Rice për Arsenalin dhe ambientin që ka gjetur te “Topçinjtë” janë tejet pozitive dhe këtë e zbulon Kieran Tierney. Në një intervistë për “The Athletic”, mbrojtësi zbulon edhe bisedën me Rice duke theksuar se mesfushori ndihet si në shtëpinë e tij.

    “Declan më tha para disa ditësh se te Arsenal ndjehet si në shtëpinë e tij, atij i duket sikur ka vite që është pjesë e këtij klubi. Në fakt, ne jemi një grup shumë i bashkuar dhe stafi është i mrekullueshëm. Mendoj se të gjithë prurjet e reja të kësaj vere po e shijojnë ambientin që ofron Arsenal.

    E ardhmja? Nuk varet nga unë, jam i lumtur te Arsenali dhe punoj që të fitoj më shumë minuta. Po jap maksimumin, por e di që nuk mund të luaj në çdo ndeshje. Megjithatë, edhe në sezonin e kaluar sërish luajta mjaftueshëm, e rëndësishme është që të jem gjithmonë gati në 100% tim. Luaj apo nuk luaj, unë bëj maksimumin për skuadrën”, u shpreh Tierney. /SS/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark