×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Persona të maskuar sulmojnë ekipin e Klan Kosovës te barrikada në Veri

    Insajderi
    19 December 2022 - 13:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ekip i Klan Kosovës sot është sulmuar me gurë nga disa persona me maska tek barrikada afër fshatit Çabër të Zubin Potokut.

    Sulmuesit në drejtim të ekipit të përbërë nga gazetari Haris Ademi, kameramani Agon Bejtullahu dhe shoferi Elsad Sinani, kanë hedhur gurë si dhe i kanë fyer e sharë.

    Ekipi i Klan Kosovës nuk ka pësuar lëndime fizike në këtë sulm.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark