![](https://insajderi.org/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Nëse do të ju kërkonin të punoni 3 herë në javë dhe të paguheni me rrogë të rregullt, a do të ishit ankuar?
Një studim i bërë në vitin 2016 në Universtitetin e Melbourne të Australisë, janë fokusuar në atë se sa shumë kohë është normale të punohet dhe dhe efektet në punën dhe funksionin e njerëzve mbi moshën 40 vjeç, raporton “Natural Soulution Magazine”, transmeton lajmi.net.
Testi është kryer me pjesëmarrës të cilët kanë qenë të punësuar jashtë shtëpisë për 35 orë gjatë javës. Testi njohës ka gjetur se aftësitë e personave rriten më shumë nëse punojnë vetëm 25 orë në javë.
Kjo nënkupton që personat të cilët janë në moshë të mesme do të kenë më shumë kohë për të shpenzuar me familjarët e tyre dhe kjo do i bëjë edhe më produktiv.