×
Show

Personat më të qetë janë më të prirur për t’u vonuar në takime

Insajderi
25 February 2016 - 09:48
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Është njerëzore që ndonjëherë të mbërrini vonë në një takim, punë apo ngjarje. Por për disa, të qenit me vonesë është që ndodh thuajse gjithherë.

Prej disa dekadash, shkencëtarët janë përpjekur që të kuptojnë këtë fenomen tek njerëzit dhe kanë gjetur tipare të ngjashme që karakterizojnë personat që janë gjithnjë me vonesë.

Psikologjia Justin Krueger shprehet se këta persona janë të ndërgjegjshëm për pasojat që do të kenë për shkak të vonesës,ndonëse e dinë një gjë të tillë, ata vijojnë të jenë me vonesë, raporton The Wall Street Journal.

Një ndër arsyet më të zakonshme që njerëzit janë gjithnjë me vonesë është thjeshtë fakti se ata nuk ia dalin që të përllogarisin kohën që i duhet për të realizuar një detyrë dhe e nënvlerësojnë atë.

Studime kanë treguar se plot 40% e njerëzve e nënvlerësojnë kohën që u duhet për të përmbushur një detyrë.

Në 2001, Jeff Conte, nga San Diego State University në SHBA, zbuloi se ekziston një tjetër lloj personaliteti që ka më shumë shanse për të qenë me vonesë.

Në studimin e tij, ai vuri re se se individët të orientuar drejt përmbushjes së qëllimit me sukses janë më të prirur për të qenë të përpiktë ndërsa individët që janë më vonesë janë më të qetë dhe të relaksuar./Insajderi

 

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark