×
Show / Fashion

Personat që ka pësuar infarkt në zemër nuk duhet t’i konsumojë këto ushqime

Insajderi
14 April 2019 - 09:21
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

1.Kripa Kur keni pësuar infarkt zemre ju duhet me patjetër të shmangni kripën. Kripa depërton edhe në ushqimet që ngjajnë më të shëndetshme si gjiza. Nëse keni probleme me zemrën në fillim duhet të hiqni kripën nga tryeza juaj.

Zgjidhni me kujdes ushqimet tuaja, pasi ju nuk e keni idenë se sa shumë kripë kanë kornflekset ose ajo soda dietike që pini me idenë se janë të shëndetshme. Nëse hani në restorant, gjithmonë kërkoni që ushqimi juaj të përgatitet pa kripë.

2.Patatet e skuqura

Patet e skuqura kanë shumë kripë, dhe yndyrë. Nëse hani patate të skuqura do të shtoni në peshe dhe kjo nuk është gjë e mirë për zemrën tuaj. Për të shmangur shtimin e peshës mos hani ushqime të shpejta, në vend të tyre hani fruta dhe perime.

3.Verë

Ju mund të keni dëgjuar rreth përfitimeve shëndetësore qe ka konsumimi i verës, dhe kjo mund të jetë e vërtetë nëse nuk vuani nga zemra. Konsumimi i alkoolit ul rrahjet e zemrës, kjo është arsyeja pse mjekët rekomandojnë të shmangni gjithë llojet e alkoolit kur keni probleme me zemrën.

4.Buka e bardhë

Infarkti në zemër mund të vijë edhe si pasojë e kolesterolit të lartë dhe diabetit të tipit 2. Dieta e pasur me fibra ndihmon trupin të rregullojë sheqerin në gjak dhe të pastrojë kolesterolin nga arteriet.

Ju duhet të shmangni bukën e bardhë, orizin e bardhë, makaronat e zakonshme dhe shumë lloje drithërash në kuti.

5.Ujë

“Pi më shumë ujë”- është bërë fraza më e zakonshme për një jetë të shëndetshme, por është një këshillë e gabuar për personat që kanë pësuar infarkt. Pirja e tepërt e ujit rrit nivelin e lëngjeve në trup. Sipas klinikës Cleveland ju duhet të limitoni lëngjet në më pak se dy litra në ditë. Gjithsesi ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj për udhëzime specifike.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark